Përbersit:
8 veze
3 obllanda
Per kremin e pare:
250 gr sheqer
250 gr margarin
10 gr rrush i that
100 gr zhele (sheqerka)
Për kremin e dyte:
300 gr biskota plazma te grira
100 gr rrush i that
100 gr arra te thermuar
100 gr sheqerka zhele
250 gr sheqer.
Filloj me pergatitijen e kremi te pare:
Thyejm vezet dhe i ndjam te bardhat nga te verdhat.
Te verdhat i rrahim me mikser dhe gradualisht ja shtojme sheqerin, i rrahim me mikser derisa te shkrihet sheqeri, pastaj, enen e vem mbi avull.
Pasi kremi e fitoj dendesine e duhur,e heqim enen nga zjarri dhe e leme te ftohet. Ne nje ene e shtojm margarinen e rrahim me mikser deri sa zbutet margarina.
Pastaj ne ene shtojme rrushin e thate ,sheqerkat zhele i presim ne copa dhe i shtojme ne ene, i perzijeme me luge druri deri sa te bashkohet masa. Ne kete mas shtojme te verdhat e vezeve dhe i perzijme mire.
Fillojme me kremin e dyte:
Me mikser i rrahim te bardha e vezeve, gradualisht ne ene shtojme sheqerin,pas te fitoj dendesin e duhur, e fikim mikserin ,ja shtojme biskotat e grimcuara, arrat e grimcuara,dhe rrushin e thate,sheqerka zhelet te coptuar ne copa te vogla.
I perziejmme me luge,derisa te bashkohet masa.
Siper obllandes se pare veme kremin e pare, me pas siper kremit veme edhe nje obllan dhe mbi te vendosim gjysmen e kremit te dyte, pra edhe nje obllande dhe kremi i dyte .
E leme embelsiren te shtrengohet dhe presin ne copza katrore.
E falenderoj Dianen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment