Zeme nje brume te vogel dhe te bute si per byrek me miell, uje, kripe dhe pak vaj.
E leme 1 ore te pushoj dhe e mbulojme me nje pecete!
Nderkohe lajme dhe pastrojme 1 kg presh. I ndajme ne copa te vogla rrethore prej 1 cm dhe i skuqim ne vaj ulliri!
I shtojme pak kripe dhe piper! Pastaj kur te jene shuar i heqim nga zjarri , i leme te ftohen pak dhe i shtojme 200 gr djathe te bardhe dhe 3 kokrra veze!
E ndajme brumin ne 7 topa te vegjel dhe i hapim petat pak me te medha se tava ku do e pjekim, ne menyre qe te dalin pak jashte.
E lyejme secilen pete me vaj ulliri duke i vendosur siper njera-tjetres dhe pastaj hapim nje pete me te madhe se tava ku do e pjekim.
E shtrojme ne tepsi siper hedhim pergatitjen e preshve.
Pastaj pasi i kemi shtruar , e mbulojme me bashamel, por jo te vene ne zjarr!
( perziejme 1 kokekrr veze, 100 ml qumesht,gjysem luge gjelle miell e pak kripe).
Peten qe e kemi hapur me te madhe e palosim mbi preshet , i lyejme me vaj ulliri anat dhe e pjekim ne furre te parangrohur me pare! Ju befte mire!
E falenderoj Greten! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe shte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment