Monday, September 9, 2013

GURABIJE ME FORMA (Receta e derguar nga Aida Rragami)



Kjo recete eshte e preferuara e djalit tim..edhe une duke ditur qe femijet jane gjeja me e shenjte per secilin nga ne,vendosa ta publikoj kte recete..

PERBERJA:
(per nje numer te vogel gurabijesh)
1 veze
1 filxhan kafeje me vaj
1 filxhan kafeje me sheqer
ADETIV per brume embelsirash
miell

PERGATITJA:
Marrim nje tas dhe hedhim sheqerin,adetivin,vajin dhe vezen..i perziejme mire deri sa keto te behen nje dhe te mpiksen me njera tjetren.pastaj shtojme miell nga pak deri sa masa e pergatitur te mos ngeli neper duar.brumi sduhet te jete tejet i bute..ne menyre qe te shtrihet ne tryeze per te vene siper formen..e leme brumin te mbeshtjelle me qese(plasmas kuzhine) per rreth 5 min pastaj e hapim ne tryeze dhe vendosim siper format qe presin brumin..ne tave vendosim letren e furres dhe veme brumin me forma siper...copat me ngjyra te cokollates dhe arra e kokosit jane sipas deshires....Ju befte mire 

E falenderoj Aiden :)

No comments:

Post a Comment