Monday, September 16, 2013

IMAM BAJELLDI (Nje ide e bukur)

Receten per IMAM BAJELLDI besoj qe e dini te gjithe:) Por metoda e sevirjes se pjates e perdorur nga kjo faqe turke e kategorise Kuzhine/Gatim eshte shume origjinale dhe e bukur 

Receta per kete shembull... 
IMAM BAJALLDI: Për katër persona nevojiten :

Dy-tre kokrra të mëdha qepësh
4-5 thelpinj hudhre
3-4 domate të pjekura mir
4 patlixhana të mëdhenj të zi

Për ata që janë jo vegjetarian:
500g mish të prerë në kubikë të vegjël
Vaj ulliri
Kripë
Pipër i zi
Majdanoz

Përgatitja:
Prini patellxhanat si ne figure dhe lërini mënjanë për më vonë. Sipas dëshirës, mund t’u jepni patlixhanave një të skuqur të lehtë.

Në një tenxhere të madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky të jetë nxehur, hidhni për t’u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa të këtë marrë një ngjyrë të lehtë të artë, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji që lëshon mishi të jetë avulluar.

Ata që e duan vegjetarian, lë të kalojnë direkt tek hapi tjetër....: Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grirë. Domatet, përpara se t’i grini, hidhini në ujë të nxehtë për disa minuta derisa t’u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thikë dhe tulin priteni në copa të vogla. Është mirë ta shmangni cipën e domates sepse është pak e sikletshme gjatë ngrënies dhe aspak estetike në gjellë.


Shtoni patellxhanet...dhe lëreni të zihen të gjitha se bashku për 10 minuta. Shtoni kripën dhe piperin e zi.

Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat si ne foto.

Futeni në furrë, në 220°C dhe piqeni deri sa te marri një kore të lehtë të kuqe sipër. Ju befshin mire :)

No comments:

Post a Comment