Showing posts with label Receta me Tave ne Furre. Show all posts
Showing posts with label Receta me Tave ne Furre. Show all posts

Sunday, October 26, 2014

Tave me lule laker ,patate dhe gjize (receta e derguar nga Slivana Belishaku)



Perberesit:
1 / 2 kg patate te qeruara dhe grira ne katrore ,
1 / 2 lule laker ,te prere ne copa ,
150 gr gjize ,
4 luge vaj ulliri ,
2 luge gjelle djath te grire ,
1 luge buke te grire ,
1 tufe majdanoz ,
piper , kripe , arre moskat.

Pergatitja:
Pasi kemi grire patatet dhe lule lakren, i lajme mire, me pas i vendosim te ziejne per 8 minuta nga momenti qe marin vale, nderkohe marim gjizen, hedhim vaj ulliri, pak krip, piper, arre moskat, i perziejme mire, me pas heqim nga zjarri, lule lakren me patatet i kullojmr, i hedhim ne nje ene te madhe i leme te ftohen pak, me pas hedhim gjizen, grijme majdanozin, i perziejme mire dhe i shtrojme ne tepsi te lyer me pak vaj ulliri. Siper hedhim buken e grire te perzihere me djathin. E pjekim ne 220 grd per 20 minuta. Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  

TAVE ME ORIZ: (receta nga Leonora Pane)



Mish pule, 
4 garuzhde oriz, 
8 garuzhde uje, 
3 luge vaj dhe kripe,

Ne nje tenxhere vereni te zjeje mishi me uje, kripe dhe vaj, pasi te kete zjere hidheni mishin ne tave me pak leng nga ai qe zjet mishin dhe futeni ne furre per nja 15min, pastaj shtoni masen e orizit dhe te ujit, dhe futeni ne furre 220° deri sa orizi te zjeje. Ju befte mire 

Monday, September 29, 2014

Tave me bamje dhe patellxhana (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit: 
1 kg bamje , 
300 gr mish te grire ,
3 patellxhana ,
2 qepe ,
5 kokra domate te kuqe ,
1 spec djeges ,
1 filxhan kafe me vaj ulliri ,

Pergatitja:
Pastrojme bamjet dhe patellxhanat, i lajme, me pas i grijme patellxhanat ne copa te medha, i hedhim ne nje tepsi bashke me bamjet, hedhim 2 luge vaj, i perziejme dhe i fusim ne furre te skuqen, nderkohe ne tigan grijme qepen, hedhim vajin e mbetur, i skuqim pak, me pas hedhim mishin, i leme te skuqen dhe pak hedhim specin djeges te grire dhe domatet e grira, i hedhim erza sipas deshires dhe i leme te ziejne, pasi bamjet jane skuqur hedhim qepen me domaten siper, i mbulojm me uje, hedhim kripe, i fusim ne furre per 1 ore. Ju befte mire 

Sunday, June 29, 2014

Tave me speca dhe palltixhana. (Receta nga Ervina Saliu)



Duhen per gjellen:
200 gr mish te grire,
2-qepe,
2-3 hudhra,
2-palltixhana,
3-kunguj,
2-domate,
1-filxh caj oriz,
piper,rigon nenexhik,

Per mbushjen:
4-5 sperca dhe 2-3 palltixhana.

Skuqim lehte qepen me hudhrat gjer sa te zbuten me pas shtojme mishin e grire e lejme disa min dhe shtojme kungujt dhe palltixhanat qe i kemi prere imet,i skuqim me pas shhtojme domatet e grira orizin ,erzat dhe 1 gote uje.Marim specat dhe palltixhanat qe i kemi pastruar nga brenda i mbushim i vendosim ne tave dhe i hedhim gjellen nga larte i shtojme uje dhe i fusim ne furre ne 200 gr per 50-60 min . Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Shfletoni fotot e ketij albumi per te tjera receta 

Saturday, May 10, 2014

LULELAKER E MBULUAR ME MISH TE GRIRE (Receta nga Bukurie Nexhipi)



PERBERSIT
1 Lulelaker mesatare
500gr mish te grire
1 qepe
1 veze
2 thelpi hudher
4 luge gjelle galete (buke e thermuar)
Menderz
Majdanoz
Krip,piper
Pak vaj ulliri
50grDjath Parmesan
20 kokra patate te vogla
Ose 3-4 te medha
2 karota
Rigon
Pak gjalp
1 gote uje

(Sipas deshires feta te holle proshute)

Vendosim lulelakren te ziej pergjysem.10-15 min.
Nderkoh ne nje ene hedhim mishin qepen e grir holle ne mixer, hudhrat, vezet, majdanoz, menderz, kripe, piper, vaj ulliri, parmesan dhe buken e thermuar. Pergatisim nje brum si te qofteve.
Pasi lulelakra eshte gati e lem te ftohet e vendosim me pas ne tave dhe e mbulojm me mishin.(siper i vendosim fetat te holla proshute sipas deshires)
Patate dhe karota i vendosim ne nje ene ku hedhim krip piper rigon i trazojm dhe i vendosim reth lulelakres i hedhim gjalpin dhe nje gote uje.

E vendosim ne fure per 1 Ore ne 150C

JU BEFTE MIRE 

Friday, April 18, 2014

Tave perime (Receta e derguar nga Marina)



Per 4 vete
1 kg patate
2 kokrra qepe
5 karrota
1/4 e kokelakres
1 kokerr limon
3 speca 
Dafine,majdanoz,ereza.

I grijme te gjithe perberesit ne tave ne menyre te cregullt dhe te trashe,shtojme erezat dafinen,dhe majdanozin e pagrire. Grijme gjysmen e nje limoni se bashku me lekuren, shtojme kripen,vaj ulliri dhe I vendosim ne nje tave me kapak ne furre per 25 minuta.

Monday, April 14, 2014

Tave me patate, speca dhe mish qengji (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
1 kg patate ,
1 kg mish qengji ,
1 spec i kuq ,
1 spec i verdhe ,
2 domate te kuqe ,
2 thelpi hudhra ,
10 kokra ullinj te zi ,
piper ,rigon ,rozmarine ,
1 filxhan kafeje me vaj ulliri ,
kripe ,

Pergatitja:
Qerojme patatet dhe i grijme ne nje ene te madhe, me pas grijme specat, domateve i heqim lekuren dhe i grijme ne rathe, i perziejme te gjitha bashke, hedhim erezat, kripen, vajin, me pare ne tepsi shtrojme leter kuzhine, i hedhim te gjithe perberesit ne tepsi, marim mishin, i hedhim pak kripe dhe piper dhe i vendosim siper patateve, i mbulojme me leter alumini dhe i fusim ne furre, pas 30 mint heqim letren alumin, i leme deri sa te piqen mire. 
Ju befte mire

Sunday, April 13, 2014

Speca, kerpudha dhe domate te mbushura (Receta e derguar nga Sajmira)


Na duhen:
9 Speca
4 domate 
2 kerpudha
400 gr mish te grire
400 gr oriz (karolina)
1 thelpi hudher
4 qepe jeshile.
1 qepe e thate.
1 tufe majdanos.
1 Filxhan vaj.
Kripe-rigon-piper te zi.
1 kuti me salce domate.

Pergatitja.
Pastrojme brendesine e perimeve. Zemrat e domateve dhe te kerpudhave nuk i flakim por i grijme ne mbushje. Skuqim qepet te dyja bashke sa te zbuten, shtojme mishin e grire, mbushjet qe hoqem nga domatet, kerpudhat.

Sapo te fillojne te skuqen shtojme orizin, skuqim pak dhe orizin shtojme salcen dhe erzat me radhe.

Shtojme dy gota uje sapo ta pije e heqim mbushjen menjane.

Mbushim perimet i vendosim me radhe ne tepsi, orizi i mbetur e hedhim ne meset bosh te tepsise, shtojme 3 gota uje te nxehte, pak vaj nga siper pak kripe dhe pjekim ne 200 gr C sa te skuqen.
Ju befte mire 

Sunday, April 6, 2014

TAVE ME PATLLIXHANE: (Receta nga Leonora Pane)


6 patllixhane, 
400g mish i grire, 
5 qepe, 
6 domate, 
rigon,
3 thelpinj hurdhera,
kripe dhe piper i zi,

Pasi ti keni lare patllixhanet prejini bishtin dhe pak te maja, pastaj prejini ne mes per se gjati pa i ndare ne dy pjese, me pas hiqini edhe nga nje rrip lekure nga te dyja anet si ne foto dhe verini te skuqen pak me vaj nga te dyja anet pastaj verini ne tepsi, po ne te njejtin tigan shtoni edhe pak vaj dhe hidhni qepen te skuqet, kur qepa te jete skuqur mire shtoni mishin e grire dhe trazojini deri sa te skuqet edhe mishi me pas hidhni domatet pasi ti keni qeruar lekuren dhe grire ne rende ose ne copa te vogla, hidhni kripen dhe rigonin, pasi te zjeje pak domatja me qepen dhe mishin hiqeni nga zjarri dhe mbushini patllixhanet te gjitha ne mes ku i prete me pare dhe pjesen tjeter te gjelles qe ngelet hidheni rretheqark patllixhaneve, shtoni 2 gota uje dhe hurdhat e prera ne mes duke i shperndare ne gjellen rretheqark patllixhaneve, hidhini piperine zi dhe futini ne furre ne 220° per 20 - 25 min.

E falenderoj Leonorën. Kushdo që ka dëshirë të publikojë recetat e tij/saj në këtë faqe është i/e mirëpritur 

Saturday, February 1, 2014

Makarona ne tave me mish vici (Receta nga Bukurie Nexhipi)



Perbersit
Mish sa te keni deshire
6 salcice vici
300gr makarona te vogla
1 e 1/2 qepe
1 spec i kuq
4 kokra domate te kuq
1/2 luge salce 
Pak renje selino
1 karrote
Pak vaj ulliri
Krip piper
Pak borzilok te thate

Pergatitja;
Mishin e presim ne copa te vogla dhe e vendosim per te zijer i hedhim kripe, piper, karroten te prere ne copa te vogla, pak rrenje selino dhe gjysem qepe jo te grire. I hedhim 1 liter uje.
Nderkohe qepen e grire holle e skuqim me pak vaj ulliri sa fillon te zverdhet hedhim salcicet te prera ne mes dhe specin ne copa te vogla me pas salcen hedhim domatet te grira shum holle, i hedhim nje gote me uje dhe e leme ne zjarr te ulet gjersa masa te mbetet ne yndyre. Pasi ka mbaruar i hedhim erzat.

Makaronat i hedhim ne tave mbi to hedhim salcen hedhim mishin dhe lengun e mbetur nga mishi (qepen e heqim nga lengu) e i hedhim edhe 1 gote uje dhe e vendosim ne 200C reth 20 minuta .Gjella duhet te mbetet me pak leng dhe nese duhet uje perseri mund ti hidhni te ngrohte.

Ju befte mire 

PATLLIXHANA ME MISH TE GRIRE (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit:
4-patllixhana,
100gr mish te grire,
1- veze,
1-qepe,
1-fete buk bajate te vogel,
majdanoz,
piper.

Pergatitja:
Hedhim ne tas mishin e grire, vezen, majdanozin, buken e zbutur ne uje dhe punojme mire brumin. Me pas e lejme ne figorifer per 30 min. Marim patllixhanat i heqim lekuren i presim me feta dhe i skuqim shum pak sa te zbuten. Me pas i marim i vendosim nje lug te vogel me mish te grire i mbledhim dhe i vendosim ne tave ,gjysmat i mbledhim me feta proshute nese deshirojme.Nga lart i shtojme salce domatesh dhe hudhra te grira.
I pjekim ne furre ne 220 gr per 20 min. Ju befte mire

Wednesday, January 22, 2014

TAVE ME LULE LAKER (Receta nga Bukurie Nexhipi)



1kg lule laker
300gr mish te grir
1 gote oriz
50gr bizele
1 karote
3 luge majdanoz te grir
1 qepe
Pak vaj ulliri
Krip.piper
4 kokra domate te kuqe
2 gota uje

Ziejm lule lakren pergjysem dhe e vendosim ne tave.Me pas hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe skuqim qepen te grir holle hedhim mishin e lem sa skuqet dhe mishi hedhim domate krip piper karote dhe bizele dhe majdanoz i lem ne zjar te ulet gjer sa te dali yndyra me pas hedhim orizin e heqim nga zjari.I trazojm sebashku dhe e hedhim ne tave qe kemi vendos lule lakren.Hedhim 2 gota uje dhe e pjekim ne 200C sa ta shikojm qe eshte gati. Ujin e masim me goten qe hedhim orizin.

Ju befte mire 

Monday, December 23, 2013

Patate te mbushura (Receta nga Erjona Balla)



Duhen:
5 patate
400 gr sallam
200 gr djathe pice
3 speca
1 qepe
2 flete dafine
1 dege rozmarin
vaj ulliri
kripe dhe piper i zi.

Pergatitja:
I presim patatet ne rrathe por jo deri ne fund si ne foto.

Ne mes te patateve vendosim specat e prera ne rrathe, sallamin dhe qepen.

I vendosim ne tave dhe shtojme kripe piper dafinen, vajin dhe rozmarinen.

Tepsin e mbulojme me leter alumini dhe i pjekim patatet per 1 ore ne temp 250 grade.

Mbase 1 ore heqim letren e aluminit dhe lem te piqet deri sa patatet te zen kore me pas shtojme djathin e lem edhe 10 minuta dhe me pas e servirim. Ju befte mire 

Thursday, December 12, 2013

Lulelaker ne furre (Receta nga Ela Rexhmati)



Perberesit:
1 lulelaker e mesme 
3 kokrra patate,
2 karrota,
1 filxhan oriz,
1domate,
2 luge gjelle salce,
1 gote e gjysme me uje,
vaj, kripe, piper.

Pergatitja:
I grijme te gjithe perberesit dhe i vendosim ne nje tepsi qelqi shtojme kripen, vajin,piperin, salcen dhe i perzijme mire e mire shtojme ujin e mbulojme me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180grade per 30-35minuta. Ju befte mire 

Saturday, November 23, 2013

Patllixhane te mbushur (Receta nga Dafina Tushaj)


2-3 patllixhane te medhenj 1-2 qepe te kuqe 5-6 domate te vogla (si qershija) 6-7 kokrra ullinje te zij 30 gr mocarela 2 veze te ziera majdanoz krip Piper vaj ullirit

Pergatitja:
Ne fillim marrim patllixhanet i lajme dhe i presim ne dy pjese, duke u hequr pjesen e brendshme te tulit me luge. Marrim nje tepsi ku shtrojme leter furre dhe i vendosim patllixhanet ne te. U hedhim pak vaj siper dhe i fusim ne furre te ngrohur me pare ne tem 180 ° C per 15 min.
Nderkohe pergatisim mbushjen e tyre: Perbersit e mesiperm i grijme ne copa kubike si prsh qepen mozarellen vezen ullinjet etj,dhe i hedhim ne nje pjate. Pasi kane kaluar 15 min i nxerrim nga furra dhe fillojme mbushjen e tyre me perbersit e mesiperm. Pasi kemi kryer mbushjen, u hedhim sa pak vaj ullirit siper dhe pak mozarele dhe i fusim ne furre per 5 min te tjera. Ju befte mire :)

Sunday, November 17, 2013

Patellxhane ne fure me djathe (Receta e derguar nga Sajmira)


Perberesit:
5-6 cope patellxhane te vegjel.
2 qepe te grira ne rende.
4-5 domate te grira.
Gjysem tufe majdanos.
2 Filxhane kafeje oriz.
Rigon -Kripe.
300 gr mish te grire.
200 gr djathe i bardhe "Feta"
2 e 1/2 gota me uje i nxehte.

Pergatititja:
Presim patellxhanat ne mes nga gjatesia,i vendosim ne uje me uthull per pak minuta ,i shtrojme ne tave patellxhanet i sperkatim me kripe.

Ne tigan te thelle skuqim qepen sapo te zbutet shtojme mishin ,domatet e grira i leme te skuqen deri sa domatja te pije lengun.

Dy filxhanet me oriz i shtojme siper patellxhanve , shtojme dhe gjellen qe pergatitem ne tigan , shtojme dhe ujin e nxehte dhe vendosim ne furre te parangrohur ne 200 gr C .

5 minuta para se te nxjerim nga furra shtojme djathin te thermuar me dore. Tava eshte gati sapo te shohim nuk ka me lenga ne tave dhe patellxhanet jane zburur plotesish. Reth 40 minuta ne furre  Ju befte mire 

Wednesday, November 13, 2013

Kungulleshka te mbushura me mish te grire (Receta e derguar nga Sajmira)


Perberesit:
10 kungulleshka
500 gr mish i grire
2 qepe 
2 luge koper i grire holle
1 filxhan kafeje oriz
Kripe-Piper te zi
Gjysem gote uji me vaj. Dmth 1/2 e gotes
2 te verdha veze
1 gote me miell "Gote vere e vogel"
Lengun e dy limonave
Djathe mbas deshires nga siper per pjekjen

Pergatititja:
Lajme kungulleshat, i heqim brendesine e tyre. Ne nje ene shtojme mishin e grrire, qepet , koper ,kripe piper,orizin, i punojme me dore qe te perzjehen mire. Mbushim kungulleshkat nga brenda,i vendosim ne tenxhere me radhe shtojme uje sa te mbulohen kungulleshat kripe , piper , dhe i leme te zjejne reth 45 minuta. Marim nje pireks me kujdes shtojme kungulleshkat me radhe. Ne nje tas rahim dy te verdhat e vezes duke shtuar lengun e limonit , mjellin dhe 4-5 luge nga lengu i tenxheres i trazojme mire sa mos na mbetet mielli kokrra, shtojme dhe 200 gr krem qumeshtii trazojme pak akoma.. dhe e hedhim siper kungulleshkave, shtojme dhe pak djathe nga siper. I pjekim ne fure sa te skuqet siperfaqa. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Tuesday, November 12, 2013

Patellxhane rolo me mish vici (Receta e derguar nga Sajmira)


Na duhen:
1 kg mish vici
5 patellxhan 
100 gr kackavall 
2 qepe 
1 kuti salce domate
3 gjethe dafine
Kripe
Piper
Kanelle

Pergatitja:
Presim mishin ne kubik te vegjel. Ziejme mishin sa te zbutet, me pas e skuqim qepen bashke me mishin shtojme salcen dhe erzat me radhe shtojme lengun e mbetur nga mishi i zjejme akoma 10 minuta. Presim patellxhanet per se gjati i skuqim, sapo te ftohet mishi mbeshtjellim pjeset e patellxhanve i mbyllim me krojtse dhembesh. I shtrojme ne nje tave me radhe, hedhim nga siper lengun e mbetur ne tenxhere dhe i futim ne furre per 40 minuta ne 180 gr c. Ju befte mire 

Friday, November 8, 2013

Musaka me mish te grire (Receta nga Erjona Balla)


Per 4-5 persona duhen:
1 kg patate 
500 gr mish te grire
3 qepe mesatare
beshamel 500 ml
salce 400 gr
3 karrota
hudhra
4 dege selino
kripe
piper te zi
vaj ulliri

Pergatitja:
I presim patatet ne feta por jo shum te trasha.
Te gjitha patatet i skuqim lehte dhe i leme menjane.

Ne tiganin ku kemi skuqur patatet shtojme qepen e grire imet , karroten, hudhrat dhe selino dhe i skuqim deri sa te zverdhen.

Pasi jan skuqur i shtojme mishin e grire i lem per 10 minuta te skuqen bashk dhe shtojme salcen piperin e zi ,kripen i lem per 15 minuta.

Ne tepsin e pjekjes shtrojme gjysmat e patateve ne feta duke u munduar mos te lejme boshlleqe me pas shtojme kimen dhe perseri patatet dhe siper i shtojme beshamelen.

E pjekim ne temperatur 200° deri sa te marre ngjyren si ne foto.

Tave orizi me perime (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit jane:
300 gr Beshamel
2 gota oriz
4 kunguj te vegjel
1 patellxhane mesatare
2 qepe
salce ose domate
4 thelpi hudher
1 lug kafeje rigon
piper i zi
vegeta me perime
vaj ulliri

Pergatitja:
Ne tenxhere hedhim uje dhe kur te marre vale shtojme vegetat dhe shtojme orizin i bejm gjysem zierje. Pasi zien e kullojme por lengun nuk e derdhim e mbajme menjane.

Ne tigan me vaj te ncehet shtojme qepen e grire imet dhe hudhrat i lem deri sa te zverdhen,, me pas shtojme kungullin dhe patellxhanin te prera ne kubike te vegjel i skuqim deri sa kungulli te zbutet.

Pas skuqjes se perimeve shtojme salce domate ose domate te prera ne kubike me pas shtojme kripen, piperin dhe 3 garuzhde me lengun e orizit i lem te siejne per 20 minuta, shikojme per kripe dhe nese do i shtojme pak.

Ne tepsind e pjekjes te lyer me vaj shtrojme orizin e zier persiperd shtojme perimet e ziera dhe e mbulojme me beshamel e pjekim ne temp 200° deri sa te marri ngjyre te kuqerremte ( si ne foto).