Perberesit:
3 kokra veze
1 filxhan caji me lajthia
2 got uji me miell
125 gr gjalp ose margarine
1gote uji me sheqer
½ filxhane caji me qumesht
1 luge caji sode
1 luge caji vanilje
(Ne vend te lathijave mund te fusni arra, molle, banane, rrush te thate apo cfare te deshironi ju)
Pergatitja:
Fillimisht do te rrahim vezet. Mbasi i kemi rrahur vezet do te hedhim sheqerin dhe perseri do ti rrahim mire. Hedhim qumeshtin e perziejme pak dhe pastaj fillojme te hedhim miellit avash avash duke e trazuar. Pastaj hedhim vaniljen, soden dhe gjalpin e shkrire (ose vaji nese nuk keni gjalp apo margarine) dhe i trazojme perseri. Ne momentin qe na eshte krijuar masa e kekut do te hedhim lajthiat qe i kemi prere me thike, shtypur ose grire (varet nga preferenct).
Taven e lyejme me gjalp ose vaji dhe e hedhim mbi te masen e pergatitur. E fusim kekun ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 180 grade (furra duhet te jete ngrohur me perpara me po te njejten temp).
Pjekjen shifeni vete duke e shpuar me nje pirun ose kunj dhembesh. Koha varet nga soba juaj po te pakten e do 40 deri ne 45 minuta.
Ne momentin qe keku ka marre ngjyren dhe ka kulluar atehere eshte gati. E nxirrni tepsine dhe e lini te ftohet, me pas e nxirnni nga forma.
Ju befte mire!
E falenderoj Flavjan Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment