Friday, September 27, 2013

"Lakuriq" me kungulleshka Recete e pergatitur nga Haxhire Xhani



Receta per 4 persona:
1 qepe e madhe
1kg kungulleshka (si ai ne foto)
3 kokrra veze
1\2 litri qumesht
2 luge miell(nga ai qe fryhet vete)
Vaj, gjalpe, kripe, koper

Grijme ne rende qepet dhe i skuqim sa te marrin ngjyre. Kungulleshkat e lara i grijme dhe ato ne rende, pa i qeruar dhe ia shtojme qepeve. I skuqim deri sa te zbuten kungujt dhe shtojme kripe e koper sipas deshires. Masen e leme te ftohet pak.
Ne nje ene rrahim vezet me miellin dhe qumeshtin dhe i bashkojme me kungujt. Te gjithe perzierjen e shtrojme ne nje tave jo te thelle dhe e pjekim per 30min ne 150ยบ.

Mund te pergatitet edhe me sheqer, sigurisht duke eleminuar kripen, qepen dhe kopren.

E falenderoj znj. Haxhire :) Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment