Perberesit:
300ml qumesht
2 veze
2 luge te mesme sheqer
1 luge te mesme krip
tharm apo maja per brumin (nje luge te mesme)
1 filxhan te vogel vaj.
Miell sipas deshires
(luge e mesme = luge supe)
Pergaditja:
Hedhim miellin ne nje ene dhe ne te hapim nje vrime me gisht ne te cilen e hedhim kripen, sheqerin dhe tharmin (majane).
Ne nje ene tejeter i hedhim te dy vezet bashke me qumeshtin dhe vajin.
Punojme brumin dhe pasi te behet masa homogjene e leme brumin te pushoje ne nje vend te ngrohte qe te vije, e leme per rreth 30 min ose nese deshironi e pergatisni ne mbremje, e mbeshtillni me nje leter plastike te cilen e keni lidhur vetem ne maje (qe te kete hapsire brumi kur te fryhet) dhe e lini te pushoje gjate gjithe nates dhe ne mengjes do e keni gati.
Pasi te vije brumi e marrim dhe e ndajme ne 4 pjese te cilat pastaj i hapim me t’holluese (pec, okllai) dhe e prejme ne diagonale ne menyre qe te behen trekendesha te vegjel.
I hedhim nje luge te mesme (luge supe) marmelade, ose pak djath te bardhe dhe i mbeshtjellim duke filluar nga fundi (nga prej pjeses se gjere) ne drejtim te majes.
I renditim nje nga nje ne tepsi te lyer me pak vaj.
Me ane te nje furce kuzhine, i lyejme me te kuqin te vezes dhe sipas deshires i shtojme edhe pak susam.
I pjekim :) Ju befshin mire :)
E falenderoj Julian. Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment