Wednesday, September 25, 2013

Kifle Shtëpie: (Receta nga Julia)



Perberesit:
1/2 litra qumësht të vakët
6 lugë sheqer
Pak "tharm" apo e thene ndryshe "maja" (perdoret per zenien e brumit)
1 kg miell
4 vezë
1 dl vaj (dl = mase matese, 1 deciliter = 1000 mililiter apo 0.100 liter)
pak kripe

Pergatitja:
Në gjysmë litri qumështi të vakët hidhni 6-të lugë me sheqer, shtojme edhe tharmin dhe prisni të vijë.

Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 4 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.

Kur brumi të vijë e ngjeshim dhe e ndajme ne 2 cope nga të cilat bejme 2 petë, të cilat i ndajmë në 8 copë.

Mbi cdo copë të petës vëmë recel

I paltojmë pjesët anësore dhe i mbështjellim, duke krijuar kifle.

Kiflet i rendisim në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj dhe siper kifleve i lyejm me vezen e rrahur. Ju befte mire !

E falenderoj Julian! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment