Perberesit per 2 persona:
2 cope Kofshe Gjeli Deti
1 kokerr Qepe
30 gr Kerpudha
1/2 nje gote Vere te bardhe
500 ml Leng Mishi
Gjalp, Vaj, Sherbele, Kripe, Piper.
Pregatitja:
Per te pregatitur kete recete fillimisht vendosim kerpudhat ne nje ene me uje per tu zier per 20 minuta.Pasi kerpudhat te jene zier i nxjerrim nga uji dhe i shtrydhim mire per ti hequr ujin.Ne nje tigan vendosim qepen e grire, gjalp dhe vaj dhe e leme qepen te skuqet.Bashkojme me qepen qe skuqet edhe kofshet e gjelit te detit dhe i leme per 10 minuta te skuqen bashke.Nderkohe hedhim ne enen edhe kerpudhat e shtrydhura dhe i shuajme me veren e bardhe.Tani hedhim ne enen edhe lengun e mishit dhe i leme qe ziejne kofshet e gjelit te detit me kerpudha per te pakten 1 ore.Pasi kofshet e gjelit te jene zier i vendosim ato ne pjate dhe lengun me kerpudha qe kemi ne ene e hedhim mbi kofshet e gjelit te detit.E zbukurojme pjaten me gjethet e sherbeles dhe çdo gje eshte gati per tu sherbyer. Ju befte mire
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment