Friday, September 13, 2013

Kotolete me ullinj (Receta nga King House Taverna)



Perberesit per 4 persona :
4 Fileto ( mund te perdorni cdo lloj mishi )
1/2 e nje gote Vere e bardhe
120 Ullinj jeshile dekorativ
40 gr Gjalp
25 gr Miell
2 luge gjelle Vaj ulliri
Hudher e grire, Rosmarine, Kripe, Piper.

Pregatitja:
Ne nje ene hedhim 1 luge vaj ulliri, hudher te grire, kripe, piper dhe i perziejme te gjitha bashke per te formuar nje mase kremoze.Ne nje ene tjeter hedhim miell dhe lyejme filetot me miell nga te dyja anet.Pastaj marrim nje tigan me pak gjalp dhe e vendosim ne zjarr.Hedhim ne tiganin me gjalp copat e filetove te lyera me miell bashke me nje dege rozmarine dhe i leme te skuqen nga te dyja anet e filetove.Kur filetot te marrin ngjyre kafe i shuajme ato me veren e bardhe qe kemi.Me pas hedhim ne tigan kremin qe beme pak me pare si dhe ullinjte qe kemi ( te prere ne feta ) dhe I skuqim te gjitha bashke nderkohe qe mishin e kthejme here pas here nga te dyja anet.Pasi kotoletat tona te jene skuqur i heqim ato nga tigani dhe i vendosim ne pjata per ti servirur. Ju befte mire 

Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment