Perberesit per 4 persona:
300 gr Makarona
2 kokrra Qepe
300 gr Salçiçe
300 gr Patellxhan
100 gr Pomodorini (domate te vogla)
1/2 gote Vere te kuqe
1 luge çaji Sheqer
Vaj , Kripe
Pregatija:
Fillimisht grijme qepen dhe e vendosim ne nje tigan me pak vaj per ta skuqur.I shtojme qepes veren dhe sheqerin dhe e leme ne zjarr per disa minuta.Nderkohe skuqim edhe patellxhanet e prera ne nje tigan tjeter dhe pasi patellxhanet te kene marre pak ngjyren e skuqies i bashkojme salçiçet e thermuara per ti skuqur bashke.Pasi patellxhanet dhe salçiçet te jene skuqur i bashkojme pomodorinin e ndare ne gjysem.Tani ne tiganin me patellxhane hedhim qepet qe kemi skuqur pak me pare i hedhim kripe dhe i perziejme te gjitha bashke.Ne nje ene ziejme makaronat ne uje te kripur dhe pasi makaronat te na jene zier i kullojme dhe i bashkojme ne tiganin me perberjen qe kemi pregatitur pak me pare duke i perzier te gjitha bashke per disa minuta .Tani ju mund ti servirni makaronat me salçiçe.Ju befte mire
No comments:
Post a Comment