Sunday, September 8, 2013

MAKARONA TE MBUSHURA ME GJIZE: (Receta nga Leonora Pane)



Pergatitja e brumit, Per cdo 100g miell duhet nje veze, Per ti mbushur duhet gjize pak gjalp, djath te grire dhe arre moskato te grire. Sasia varet se sa makarona doni te beni. Pasi ta keni zene brumin lereni te pushoi per nje ore te mbuluar me plasmas guzhine, mbas nje ore ndajeni brumin ne dy pjese dhe hapni dy peta te barabarta, ne njeren pete vini gjizen duke llogaritur mesin e lules dhe te kete vend anash per ta prere, pastaj vendosni peten tjeter siper ne menyre qe te mbuloj te gjithe siperfaqen e petes poshte, pastaj me anen e nje forme biskotash prejeni te gjithe peten ne vendet ku keni vene gjizen, se i gatuani ne moment vendosini ne nje vasoje kartoni ,ne qoftese doni ti beni dite tjeter me gjithe vasoje futini ne nje qese dhe lerini ne ngrirje, zjejne si makaronat me uje dhe kripe vetem se per pak min, pergatiten me gjalpe dhe salvja si ne foto, me sugo, me 4 lloje djathi etj...etj.. varet nga preferenca juaj.

E falenderoj Leonoren :)

No comments:

Post a Comment