Thursday, September 19, 2013

Panna cotta light me recel qershie! (Receta e derguar nga: Marina)



Perberesit:
4 gota qumesht. 
Fleta xhelatine ose 28-30 gr (1 pakete) xhelatine pluhur
3/4 gotes sheqer
Pak vanilje leng .

Pergatitja:
Ne nje ene hedhim 1 gote qumesht te ftohte e mbi te shtojme pluhurin e xhelatines .

E perziejme mire derisa qumeshti dhe xhelatina te behen nje mase kompakte.

Pjesen tjeter te qumeshtit e ngrohim, shtojme sheqerin, 1 luge vanilje leng dhe ne fund shtojme masen e xhelatines dhe e trazojme derisa te jene perzier mire te gjithe perberesit .

Menyra me e lehte eshte ta hedhim masen ne nje tepsi pirex e ta veme ne frigorifer (jo ngrirje )per te pakten 2-3 ore .

Pasi te ngrije prihet e serviret sipas deshires me liko te ndryshme ose me salce luleshtrydhe , moka , karamel etj .

Keshilla plus:
1) Nese deshironi mund ta formoni ne format e vogla qe perdoren per cream caramel ose ne formen e kekut.
2) per nje variacion me kremoz zevendesoni 1 ose 2 gota qumesht me panna light
3) per nje salce moka te shpejte : hidhni ne tigan 1 filzhan caji sheqer e lagni pak me uje dhe shtoni 1 luge limon ne zjarr te ngadalte . Kur te filloje te karameloset shtoni nje luge neskafe te tretur ne 1luge uje. Lereni te marre nje vale dhe salca moka eshte gati.

E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment