Friday, September 13, 2013

Patellxhane te mbushur (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit;
10-palltixhana,
2-qepe,
2-hudhra,
200gr djath ose gjize,
4-feta proshute,
piper,
nenexhik,dhe spec djeges sipas deshires.
Nese perdorni djathe duhen edhe 4 luge kos.

Pergatitja:
Marim qepen e presim ne feta te medha dhe e vejme me pak vaj gjer sa te zbutet,bashke me hudhrat.Me pas shtojme dhe proshuten e prere ne feta ne medha dhe e heqim nga soba.Presim palltixhanat ne feta mesatare,i lyejme me kripe dhe i skuqim ne vaj te nxehte.I lejme te ftohen palltixhanat dhe pergatisim mbushjen.Hedhim qepet e skuqura ne tas shtojme piperin,nenexhikun i hedhim dhe disa palltixhana qe kemi skuqur te prera ne copa te vogla.Nese perdorim djathe e vejme ne mikser bashke me kosin dhe specin djeges dhe e bejme pure,.I perziejme te gjithe perberesit bashke dhe mbushim palltixhanat si ne foto.Nese deshironi mund te mbushni dhe speca,por para i skuqim sic jane pa i prere bishtin.Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment