Thursday, September 5, 2013

(Penirli) "Mini Pica " (Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit:
500 gr mjell i zakonshem.
1 luge supe maja.
1/2 lucke kafeje kripe.
1/2 lucke kafeje sheqer.
1/2 bakin powder.(peciv)
Uje te vaket sa te mare brumi.

1 luge gjalpe i shkrire na duhet per ne fund.

Pergatitja:
Marim te gjithe perbersit me lart , i vendosim ne nje ene guzhine dhe punojme brumin deri sa te behet nje mase .( brumi duhet te jete i forte sa ai qe bejme buket) e leme 10 minuta te shplodhet .
Keputim brumin me dore ne copa te vogla , me duar e hapim ne forme rrumbullake dhe qoshet i mbledhim me majat e gishtave si anet e varkes.

E lyejme me pak gjalpe nga brenda dhe e vendosim ne tepsi ... keshtu me radhe deri sa te bejme te gjithe brumin.

Per mbushjen :
Salce te zakonshme .
Djathe cfare do lloji qe kini ne frigorifer.
Sallamra cfare do lloji qe kini ne frigorifer . Psh zhabon,bekon ,parier ,etj
( mund te perdorni dhe perime ne kete recete ne mbushje, specat psh )

Te gjitha pitet i lyejme me salce dhe me pas i mbushim me perbersit qe shkruajta me larte 'gjithmone te grira '

Pjekja 180 gr C ... pothuajse gjysem ore ... deri sa te marin ngjyre .

E falenderoj Sajmiren 

No comments:

Post a Comment