Thursday, September 5, 2013

Qofte me lulelaker: (Receta e derguar nga: Greta Rraboshta)




Marrim 400 gr lulelaker e ndajme me copa dhe e ziejme me pak uje dhe kripe ne zjarr te shpejte( ne menyre qe ti mbesin vitaminat brenda)

Pasi e ziejme i kullojme ujin, e hedhim ne nje tas, e shtypim me nje pirun ose me duar, i hedhim 2 kokrra veze, pak kripe, piper, majdanoz, 3 luge gjelle miell dhe 150 gr djathe.

I perziejme mire te gjitha bashke dhe me ane te nje luge i hedhim ne nje tigan me vaj te nxehte dhe i skuqim!

I vendosim ne nje pjate me leter kuzhine per ti thithur vajin e tepert dhe i servirim bukur ne pjate!
Ju befte mire!

E falenderoj Greten! Kushdo qe ka deshire te publikoje Receta e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment