Saturday, September 28, 2013

Qofte me karrota (Receta e derguar nga Ervina Saliu)


Perberesit per 4 persona: 
4-karrota,
1-qepe,
1-veze,100gr djathe,
nenexhik nje tufe,
1-filxh kafe qumesht,
1-filxh caj miell,
1-luge embels pluhur pjekes (baking powder, peciv).

Pergatitja:
Grijme karrotat ne rende, u hedhim pak kripe dhe i lejme per 20 min. Me pas i shtypim mire dhe ujin qe nxjerrin nuk ja heqim. Presim qepet e imta, nenexhikun, shtojme vezen djathin dhe qumshtin dhe i perziejme mire. Me pas shtojme miellin qe e kemi perzier me pluhurin pjekes pak nga pak duke e perzier. Nxehim nje tigan me vaj dhe mbushim nje luge dhe e hedhim ne vaj. I skuqim mire nga te dyja anet. Ju befte mire:) 
Eshte nje recete shum e lehte dhe e shendetshme :)

1 comment: