Perberesit per 4 persona:
600 gr fileto Viçi ( ne nje cope te vetme )
100 gr Proshute krudo
50 gr Parmigiano
25 gr Gjalp
100 ml Leng Mishi
100 ml Pana kuzhine
Hudher, Vere ,Rosmarine, Piper te kuq,Kripe,Vaj
Ne fillim marrim fileton e viçit dhe e rrahim deri sa lartesia e saj te arrije deri ne 1 cm.Mbi fileton shtrojme proshuten dhe djathin parmigiano te grire.E rrotullojme fileton se bashku me mbushjen dhe e lidhim me spango kuzhine.Ne nje tigan vendosim gjalp dhe pak vaj, hudher nje degez rosmarine si dhe fileton e sapo mbledhur dhe piperin e kuq duke i lene qe te na skuqen duke e kthyer fileton nga çdo ane.Me pas i shtojme lengun e mishit e mbulojme enen me kapak dhe e leme ne zjarr te ngrohte per 20 minuta.Pas 20 minutash e heqim fileton nga ena dhe e vendosim ne nje pjate.Lengun qe na ka ngelur nga fileto e shuajme me vere dhe i shtojme edhe panen e kuzhines duke e trazuar deri sa e gjitha te na marre formen e kremit.Tani presim fileton ne feta te holla dhe siper saj i hedhim kremin e sapo bere.E vendosim neper pjata duke e zbukuruar me gjethe rosmarine.Rosto me proshute krudo eshte nje pjate qe sherbehet e ngrohte.Ju befte mire!
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment