Monday, September 2, 2013

TORTE ME PANA, KREM, ARRA DHE FRUTA TE FRESKETA: (Receta nga Leonora Pane)



Per pandispanjen (baza per torten) 
2 veze, 
2 filxhana kafeje me vaj,
2 filxhana me kos,
2 filxhana sheqer,
2 gota uji me miell dhe nje luge kafeje me sode,

Pergatitja:
Me nje ene te gjere hidhni vezet, vajin, sheqerin dhe kosin dhe trazojini mire, me pas shtoni miellin dhe soden duke e trazuar vazhdimishte, dhe hidheni ne nje tepsi te rrumbullaket e te thelle pasi ta keni lyer me vaj,piqeni ne furre me 180° per 30 min, pasi te jete pjekur dhe te jete ftohur prejeni ne 3 feta me trashesi te barabarte, pergatisni kremin dhe panen dhe arrat i beni ne copa te vogla, frutat sipas deshires mund ta beni me luleshtrydhe, ose me pjeshka me kumbulla me qershi etj...etj.. me cfar tju pelqeje, bejini copa te vogla dhe hidhen ne 2 shtresa, merni nje pjatance te rrumbullaket dhe vini shtresen e pare te pandispanjes se doni mund ta sperkasni pak me pije per embejsira me pas hidhni nje shtrese me pana dhe frutat e arrat te shperndare ne te gjithe siperfaqen, pastaj vini shtresen tjeter te pandispanjes, kremin, fruta dhe arrat, veni dhe shtresen e fundit te pandispanjes dhe mbulojeni te gjithe me pana edhe anesh, nje pjese te panes hidheni ne nje qese guzhine per dekorim, dhe mund ta dekoroni simas deshires une zgjodha kete dekorim se me pelqeu po mund ta dekoroni edhe me fruta te fresketa ne vend te luleve, per te ngjyrosur panen e dekorimit perdora ngjyra per embelsira. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment