Monday, September 2, 2013

Fileto peshku me patate e domate ne furre. (Receta e derguar nga Alma Dudi Palokaj)




Perberesit:
1 kg peshk (merluc,levrek,salmon) sipas deshires. 
5 patate te medhaja ose 1 kg patate te vogla te reja . 500gr domate te vogla .
kripe ,piper,majdanoz,vere te bardhe , (spec djeges dhe huder sipas deshires)

Pergatitja:
Pastrohet peshku dhe pritet disa fileta. Qerohen patatet dhe priten ne rriska te holla di ne foto .

E njejta gje edhe me domatet priten me rriska .

Lyejme tepsine e me vaj ulliri. Shtrojme me rradhe patate dhe domate. Siper shtrojme peshkun ne fileto.
I hedhim me rradhe piper kripe majdanoz spec dhe hudher.

Shtrojme perseri patate dhe domate si me pare dhe perseri erzat.

Ne fund i hedhim veren e bardhe dhe e pjekim ne furre me 180 grade per 40-45 minuta. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment