Kjo eshte "bakllavaja e mamase time dhe shume shoqeve te saj vlonjate qe dikur mblidheshin e benin bakllavate bashke.
Perberesit:
Per brumin :
1 kg miell
9 veze te plota
1 filxhan caji vaj ulliri
uje aq sa duhej qe te lidhej brumi
pak uthull
nje maje luge kripe e sheqer
niseshte per hapjen e peteve
gjalpe i shrire ne sasi te bollshme
Per mbushjen:
Arra te grira trashe te trazuara me sheqer e kanelle pluhur
Pasi zihet brumi e leme te clodhet pak rreth gjysem ore dhe e ndajme ne 60 -70 toptha te vegjel (numri eshte ne varesi te diametrit te tepsise)
Hapja e peteve eshte pjesa me e veshtire sepse mire eshte te hapen nje nga nje dhe prova e hapjes aq sa duhet eshte : po te vesh nje gazete poshte petes duhet te jesh ne gjendje te lexosh pa problem, aq e holle duhe te jete peta.
Pasi i hapim te gjitha i leme te thahen pak sa te pergatisim mbushjen me arra bajame lajthi te trazuara me sheqer e kanelle e karafil pluhur .
Shtrojme poshte 15 pete pastaj ne cdo 2 pete hedhim mbushje duke e perhapur ne tepsi ne menyre homgjene.
Ky proces vazhdon derisa te na ngelen 15 pete te cilat i shtrojme ne fund.
Pasi kemi mbaruar e presim me nje thike te mprehte ne format e deshiruara, romb, katror etj.
Siper i hidhet gjalpi i shkrire e i kulluar nga hirra. Futet ne furre ne 140 grade per rreth 4 ore.
Per sherbetin:
1.5 kg sheqer
700 gr uje
2-3 shkopinj kanelle
2 luge leng limoni
Zihet sherbeti sa te lidhet!
Prova e sherbetit: vendosim mbi thua nje pike nese qendron ne vend pa rreshkitur eshte gati nese jo e ziejme dhe pak.
Sherbetosim bakllavane e ftohte me sherbet te ngrohte ose e kunderta bakllava e ngrohte sherbet i ftohte dhe eshte gati ..
Me krahe te lehta e ju befte mire ...
E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment