Per 12 petulla duhen:
1 kg qumesht
3 ose 4 gota uji me miell
djathe te bardhe 200gr
2 vez
1 kokerr hudher
kripe - nje luge caji
rigon - nje luge gjelle
piper te zi - nje luge caji
Pergatitja:
Ne nje tas plastike i bashkojme te gjitha perberjet hudhrat i grijme dhe e shtojme tek tasi.
Veme ne zjarr tiganin e nxehim dhe me ndihmen e nje furce kuzhine e lyejme me pak vaj.
Pasi eshte nxehur edhe vaji hedhim perberjen ne tigan me ndihmen e nje garuzhdeje dhe e hapim shpejt ne gjith tiganin dhe i pjekim ne te 2-ja anet.
Pasi i kemi bere te gjitha petet i shtrojme ne tepsi shtrojme nje pete hedhim djathe te therrmuar dhe keshtu vazhdojme deri ne peten e fundit dhe e presim si ne foto.
Ne nje tigan te vogel hedhim 1 filxhan vaj dhe 5 thelpi hudhra te grira pasi jane zverdhur hudhrat jo te digjen i shtojme nje gjysem gote me uje pak kripe dhe pasi ka marre vale e hedhim siper petave dhe e pjekim per 30 min ne furre ne 200 grade. Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment