Saturday, October 5, 2013

BYREK ME SODA DHE DJATHE TE BARDHE (Receta e derguar nga Greda):


Ju duhen:
 1 pako peta te gatshme nga ato per byrek
 1 soda kanoçe
 5 kokrra veze
 0.5kg djath i bardhe
 150 gr gjalp ose margarine,po shijen me te mire e ka me gjalp,,,kush e do me pak te yndyrshme mund ti hedhe dhe vetem 100 gr gjalp. 1 gote uji me qumesht.

Pregatitja: 
Ne nje tas rrahim vezet,,,me pas i shtojme sodan kanaçe dhe qumeshtin,,,kripa hidhet ne varesi te kripes qe permban djathi me te cilin po gatuani,,,,e leme tasin ne frigorifer per gjysem ore. 

Marrim djathin dhe e coptojme ne therrmija.shkrijme gjalpin ne mikrovale ose ne nje tigan. Lyejme tepsine me gjalp dhe fillojme shtrimin e peteve.

Cdo 2 pete i sperkasim me gjalp, kurse cdo 4 pete hedhim djathin. 1 pako peta ka afersisht 12-13 peta, keshtu qe i bie qe te kemi 2 shtresa me djath. Mbasi mbarojme shtrimin e petave e presim byrekun ne copa. 

I hedhim perzjerjen qe e kemi lene ne frigorifer me pare dhe ne fund e sperkasim me gjalpin e mbetur.Byreku piqet ne 180 grade.Ky byrek eshte vertet shume I shijshem. Ju befte mire! 

No comments:

Post a Comment