Saturday, October 5, 2013

Kungull, veze dhe djathe ne furre (Recete e derguar nga: Erjola Zote)



Nevojiten:
700 gr kungull (jo te njome por i kuq, pra kungull dimeror) 
nje got vaj nje qumesht, 
dy gota miell,
500gr djath,
3 kokrra veze,
kripe ,
sheqer,
gjalp.

Pergatitja:
Fillimisht lyejme tepsine me gjalp.

Ne nje ene hedhim kungullin ku e kemi grire ne rende, hedhim vezet, dy luge te vogla sheqer, dy krip, qumeshtin, miellin dhe vajin, i trazojme te gjitha se bashku pastaj hedhim 250 gr djath pasi i trazojme serisht.

E hedhim brumin e krijuar ne tepsi e shtrojme ne menyre qe te perhapet mire ne tepsi, shtojme na larte 250 gr e djathit qe patem lene ne copa te vogla!

Mund te shtoni, dhjozem, apo te tjera erza, sipas preferencave preferoni!


Ps. Foto eshte mare nga interneti sa per ilustrim.

E falenderoj Ejolen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment