Thursday, October 17, 2013

Cheesecake me cokollate (Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit:
170 gr Biskota .
60 gr Arra.
120 gr Gjalpe.
1 Veze.
30 gr Sheqer pluher.
170 gr Krem djathi."Filadelfia"
70 gr Cokollate .
50 gr Krem qumeshti.

Pergatitja:
Shtypim biskotat basheke me arrat, shkrijme gjalpin (jo ta skuqim) dhe e perzjejme pak nga pak me biskotat dhe arrat e shtypura, deri sa biskotat te jene lyer me gjalpe.

Shtrojme masen e mesiperme ne nje tepsi Nr 18 - 20... dhe e pjekim ne fure ne 160 gr C per 10 minuta.

Shkrijme cokollaten e vendosim ne mikser, shtojme kremin e qumeshtit, philadefian dhe pak nga pak duke rahur shtojme dhe vezen, sheqer pluherin, i rrahim deri sa masa te shkumohet.

Zbrazim masen mbi biskotat qe poqem me pare (qe tashme jane ftohur plotesisht). E vendosim ne frigorifer per 3 ore. Mbas 3 orve shtoni kakao siper dhe cokollate te grire. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment