Thursday, October 17, 2013

Tarte me molle (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit:
4- molle,
1-filxh kafe sheqer,
100gr gjalp,
1-luge e vogel kanele.

Per brumin:
2-veze,
1-filxh sheqer,
1-filxh miell(qe fryhet vete, miell per embelsira) 
1-luge pluhur pjekes. (Baking Powder, Peciv)

Pastrojme mollet dhe i presim ne feta, shkrijme gjysmen e gjalpit ne formen qe do bejme tarten,hedhim dhe sheqrin bashke me kanelen dhe i lejme gjer sa sheqeri te shkrihet duke e perzier. Me pas shtrojme mollet afer njera-tjetres. Rrahim gjalpin e mbetur bashke me sheqerin dhe vezet me pas shtojme miellin qe e kemi perzier me pluhurin pjekes dhe i shtojme 1-filxh kafe qumesht, e perziejme dhe pak dhe e hedhim masen siper molleve.E pjekim ne furre te parangrohur ne 180 gr,per 30-40 min. E leme te ftohet dhe me pase e kthejme ne nje pjate.
Ju befte mire

No comments:

Post a Comment