Thursday, October 24, 2013

Chokotorte (Receta e derguar nga Julia)



Perberesit:
6 vezë
7 lugë gjelle ujë të ngrohtë
12 lugë sheqer
12 lugë miell
1 pluhur pjekje (peciv, bakingpowder)
1 filxhan i vogël vaj (filxhan kafe turke)
1 filxhan të vogël qumësht
50 gramë arra

Pergaditja:
Rrahim vezët dhe sheqer, shtoni ujë, pastaj qumësht dhe vaj dhe në fund miell me pluhur pjekje dhe arra. Piqet padispanja për 25 minuta në 2oo gradë. Padispanja duhet të lihet te ftohet.

Puding cokollate:
Pudingun e pergadititni sipas pershkrimit te pakos qe perdorni ju!

½ cokollate milka, dhe per te embelsuar me shume shtoni 2-3 luge sheqer ose ½ kutie qumesht i kondensuar por kur shtohet qumeshti i kondensuar duhet te shtoni 2-3 flete xhelatine (xhelatinen e leme ne uje te ftohet qe te zbutet) kur te mbrani pergatitjen e pundingut e hedhni dhe xhelatinen duke perzier.

Tenxheren ku eshte zier pudingu e leme ne lavaman me uje te ftohet pundingu i mbuluar me plastikfoli (te shtrier siper pudingut qe mos te krijoj lekure siper)

Pasi pjeket padispanja e leme te ftohet pak dhe e presim ne midis, (dy pjeset) siper saj e sperkasim me lenge portokalli qe te behet e bute dhe si e lengshme (jo te behet qull, por sperkatjen bene sikur bie shi dmth nga larg ben sperkatjen)

Kujdes: Pjesa tjeter qe do rri jashte frigoriferit te mbulohet me nje lecke kuzhine qe eshte e sperkatur me uje ose lenge portokalli, parandalon tharjen e padispanjes

Shtron pudingun duke provuar qe ajo te rrij mbi padispanje e leme pak ne frigo sa te forcohet pastaj e shtron tjetren pjese te cilen po ashtu e ke sperkatur! Ju befte mire!

E falenderoj Julian  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.

No comments:

Post a Comment