Tuesday, October 15, 2013

COMLEK ME MISH LOPE



Perberesit:
600 – 800 gr mish lope tul ; 
750 g qepujka; 
3 gjethe dafine; 
2 luge supe me uthull; 
1 spec i kuq; 
3 dege temjan; 
1 luge kafeje mjalte (ose sheqer); 
1 luge kafeje karafil pluhur; 
1 luge salce domate; 
vaj; kripe; piper.

Pergatitja:
1. Futen qepujkat e paqeruara ne uje te nxehte dhe lihen per disa minuta, kullohen, shplahen ne uje te ftohte dhe me pas qerohen.
2. Skuqen qepujkat per 3 minuta ne vaj te nxehte, hiqen me luge me vrima dhe lihen menjane.
3. Pritet speci ne unaza dhe skuqet ne vajin e mbetur nga qepujkat,shtohen dafina, temjani, karafili pluhur, trazohen dhe me pas hidhet mishi I prere ne copa san je kokerr are. Kriposet dhe skuqet mire ne te gjitha anet.
4. Perzihet salca e domates me uthullen dhe mjaltin, tretet ne 500 ml uje te vaket dhe hidhet siper mishit e skuqur.
5. Mbyllet tenxherja dhe lihet te zjeje per 30 minuta.
6. Hidhen qepujkat, trazohen dhe lihen menjane per 15 minuta te zjejne se bashku. Ne fund qepujkat mbeten ne nje salce te trashe.
7. Keshillohet qe te sherbehen nje ore pasi te jene gatuar, gjithashtu ne vend te qepujkave mund te perdoren qepe me madhesi mesatare te cilat duhet te priten ne pjese. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment