Tuesday, October 15, 2013

PILAF ME ZARZAVATE (ne tenxhere me presion)


Perberesit:
400 g oriz, 
400 g laker e bardhe, 
300 g fasule, 
2 dege selino, 
120 g karrota, 
3 domate, 
25 gr margarine ose vaj, 
sallam i coptuar, 
1 luge kafeje kripe, 
piper, 1 tablete supe, 1 liter uje, 
½ gote vere te bardhe.

Pergatitja:
1. Grihet holle lakra dhe hidhet ne tenxhere me fasulet, selinot dhe karroten e grire, domatet e gira, kripe, tableten e supes dhe 1 liter uje. Mbyllet tenxherja dhe pas fishkellimes lihet te zjeje per 40 minuta.
2. Pas kesaj kohe ne nje tigan kaurdisen margarina dhe shtohet salami I prere ne kubike, orizi qe te mare shije dhe ne fund vera.
3. Kur vera te avulloje, bashkohet orizi me zarzavatet, perzihen, mbyllet tenxherja dhe lihen per 8 minuta te tjera.
4. Hapet tenxherja, perzihet mire dhe sperkatet me piper te sapobluar. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment