Filli i pare:
300gr keksa plazma te bluar (biskota)
1 lug gjelle kakao
2 dl qumesht
Hedhim keksat e bluar dhe kakaon e zbusim me pak qumesht deri sa te behet nje mase homogjene,(nuk duhet te jete masa e thare dhe shume e lagesht) shtoni qumeshtin pak nga pak dhe vendoseni ne nje tave.
Filli i bardhe
300 gr krem kosi (Kos i kulluar mire)
1 qese sheqer vanilje
100 gr cokollate e bardhe
gjysme qese xhelatine
3 luge gjelle sheqer
Hedhim xhelatinen me 5 luge uje duke e lënë 10min te zbutet. Perziejme me mikser sheqerin, vanilje sheqerin dhe krem kosi. Hedhim edhe xhelatinen e pergatitur. E coptojme cokollaten e bardhe dhe e shkrijme ne avull pastaj e perziejme mire bashke me sheqer, vanilje sheqer, krem kosi dhe xhelatine. E hedhim siper renit te pare.
Filli i erret
200gr krem kosi
100gr hopla (pana)
100gr cokollade te zeze
pergatisim nje Ness Kaffe
gjysme qese xhelatine
3 luge sheqer.
Perseri hedhim xhelatinen me 5 luge uje duke e lënë 10 min te zbutet. Perziejme me mikser sheqerin krem kosi dhe hoplen (panen). Shtojme edhe xhelatinen e pergaditur shkrijme cokollaten ne avull dhe e perziejm me te gjitha keto, me pas hedhim edhe Ness kaffen e pergaditur.E shtrojme siper renit te bardhe dhe e zbukurojme me qokollade te shkrire. Ju befte mire
E falenderoj Julian! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment