Thursday, October 10, 2013

Embelsire me buke te thekur dhe arra (Receta e derguar nga Ervina Saliu):



Perberesit: 
300gr arra (prera ne copa te medha) 
180-gr buke e thekur (galete) ,
2-luge pluhur pjekes(bejkin pawde,peciv),
2-luge kanele,
200-gr gjalp,
1-filxh caj sheqer,
6-veze te ndara e bardha nga e kuqa.

Per sherbetin:
2-filxh caj sheqer,
2-filxh uje,
nje lug leng limoni.

Pergatitja:
Ne nje tas hedhim arrat,galetat,kanelen,pluhurin pjekes dhe i berziejme.Rrahim ne mikser sheqerin dhe gjalpin per 7 min gjer sa te behet krem.

Shtojme dhe te kuqet e vezeve nje nga nje duke e perzier.Me pas shtojme masen e thate duke e perzier mire.Ne nje tas tjeter rrahim te bardhat e vezeve gjer sa te behet me fllucka ,e hedhim te brumi duke e perzier me kujdes nga poshte lart.

Lyejme formen me gjalp hedhim brumin dhe e pjekim ne furre te ngrohte ne 170gr rreth 35 min.Kur ta heqim e lejme te ftohet mire ,dhe vejme sherbetin te zieje,per 10 min.

Presim piten dhe i hedhim sherbetin.E lejme te ftohet dhe sherbejme. Nje embelsire jo e zakonshme por fantastike ne shije. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment