Perberesit per kater persona:
12 feta te holla mishi (vici,derri,pulle) si te deshironi.
300 gr kerpurdha shanpinjon ,
kripe ,
piper,
koncentrat domatesh (salce koncetrat) 1 luge gjelle
Per perimet duhen:
1 kungull i vogel jeshil,
1 spec jeshil,
1 spec i kuq,
1 karrote,
gjysem qepe,
majdanoz ,
curry (esence pluhur)
spec djeges,
hudher (1 thelb)
vere te bardhe 1 gote uji.
Ne nje tigan (tenxhere) hedhim vaj ulliri dhe shtrojme fetat e mishit te marinuara me kripe dhe piper te zi. I leme te skuqen me flake te mesme per 1 min nga njera ane dhe 1 min nga ana tjeter pastaj i hedhim gjysmen e gotes se veres se bardhe dhe e lejme te avulloje. Nderkohe ulim flaken ne minimum. Kur vera avullon i hedhim kerpurdhat gjysmen e thelbit te hudhres te grire imet dhe 1 luge gjelle me salcen koncentrat dhe majdanoz. I hedhim nje gote me uje dhe e lejme te zieje. ne nje tenxhere tjeter hedhim vaj ulliri gjysmen e qepes dhe me rradhe te gjitha perimet e tjera te grira zhyliene (ne forme te holle dhe pisigjate), karroten, specat dhe kungullin. Me pas i hedhim gjysmen e gotes se veres se bardhe dhe piper, majdanos kripe dhe ne fund curry. I leme te skuqen me flake ne minimum per 10 min duke i hedhur here pas here pak uje qe mos te ngjiten. Kur te jene gati i vendosim ne pjate si jane ne foto. Ju befte mire :)
E falenderoj Almen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
No comments:
Post a Comment