Monday, October 28, 2013

Kebap ne furre, me perime te pjekura (Receta e derguar nga Sajmira)


Per kebapin na duhen: 800 gr mish i grire vici. 200 gr mish deri ose qingji. 2 qepe te thata te mesme. 1/2 filxhan caji me uje. 1/2 Filxhan caji vaj. 1 luge supe me majdanos i grire holle, Nje spec i grire vockel. 1 luge e vogel me piper te kuq. 1 Patate e grire me rende.
Pergatija:
Ne ene te thelle shtojme mishin e grire, qepet e grira ne rende, vajin, ujin, kripen , majdanozin, specin, piperin e kuq, i punojme te gjitha mire e mire deri sa masa te behet homogjene.
Lyejme tepsine mire me vaj, masen e siprme e bejme ne forma si "Si kjo qe ehte ne foto" i renditim ne tepsi dhe pjekim per 20 minuta ne 180 gr C .
I sherbejme me qepe e domate te pjekura ne fure dhe me perime mbas deshires , me pites te vogla , dhe me sallate jeshile. Ju befte mire :)
E falenderoj Sajjmiren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment