Monday, October 28, 2013
Embelsire (paste gjermane) (Derguar nga Greta Rraboshta)
Per Kekun:
* 2 veze
* 1.5 filxhan kafeje sheqer
* 60-70 gr. margarin e shkrire
* 1.5 filxhan kafeje qumesht-kos bashke
* 4.5 filxhan kafeje miell +1 luge caji sode buke
Per Kremin:
* 2 gota uji qumesht
* 1 veze
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle sheqer
* gjalp sa nje kokerr lajthie
* vanilie
* sheqer puder
Perberesit e kekut perziejini me radhe dhe hidhini ne nje tepsi te rrumbullaket (nga ato te voglat e embelsirave) te lyer me pak gjalp. (pika kryesore: brumi qe bete duhet te derdhet vete pa shume ndihme nga luga, nqs sderdhet shtoni edhe pak qumesht) Futeni ne furren e ngohur me mire me 170'C dhe piqeni per 20 min. (siper nuk duhet te skuqet shume)
Perzini te gjithe perberesit e kremit pervec vanilies dhe gjalpit verini ne zjarr dhe lerini derisa te ziej, sapo te ziej shtoni gjalpin dhe vanilien. Kekun e pjekur (jo shume trashe) ndajeni pergjysem, ne mes vini kremin e vaket (mund te vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder. Per te bere zbukurimin si ne foto vizatoni Shqiponjen ne nje leter dhe me pas priteni me gereshere, me pas vendoseni mbi kek dhe siper shperndani sheqerin pluhur, pasi heqim fleten do perfitoni rezultatin e fotos. Ju befte mire :)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment