Thursday, October 24, 2013

Kek me banane (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
350 gr miell ,
160 gr margarine ose gjalp,
180 gr sheqer ,
4 veze ,
2 luge kakao ,
6 luge kafeje nutella,
2 luge miell kokosi ,
2 banane ,
1 pako pluhur per embelsira.(peciv, baking powder)

Pergatitja:
Shkrijm gjalpin e hedhim ne tas, e rrahim me sheqerin me pas shtojm vezet, i rrahim mire, hedhim miellin pluhurin fryres dhe pak kripe, i perziejme mire. Ne tepsi me leter kuzhine hedhim gjysmen e mases, ne gjysmen tjeter hedhim 2 lug gjelle kakao ose pluhur neskuik, i perziejme dhe e hedhim ne gjysmen tjeter te tepsise, presim ne copa bananet dhe i veme siper, ne pjesen pa kakao vem nga nje luge kafe nutella veme bananet, i hedhim kokrra sheqeri dhe e fusim ne furre 180 ° per 45 mit. Ju befte mire :)

E falenderoj Silvanen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

1 comment: