Perberesit:
5 Veze ne temperature dhome.
2 e 1/2 Filxhane sheqer.
3/4 Filxhan caji Limonate (Pije me gaz) ne temperature dhome.
Lekuren e dy limonve te grire me rende.
2 Luge leng limoni.
Pak kripe.
225 gr Gjalpe ose margarine ne temperature dhome.
400 gr Mjell qe fryhet vete (i situr) (miell per embelsira)
Per kremin e siper na duhen:
1 filxhan sheqer pluher.
1 Luge supe me leng limoni.
Boje pasticerie te verdhe ose jeshile.
Pergatitja:
Te gjithe perberesit duhet te jen ne temperature dhome.
Vendosim ne enen e mikserit sheqerin dhe vezet i rahim per 3-4 minuta. Shtojme limonaten, lekuren e limonit, lengun e limonit dhe kripen... vazhdojme me rrahjen akoma 3-4 minuta. Duke rrahur shtojme pak nga pak gjalpin, shtojme dhe miellin pak nga pak i rrahim dhe pak akoma. Lyejme formen e kekut me gjalpe dhe miell ... shtojme masen qe pergatitem, e pjekim ne 160 gr C per per rreth 1 ore.
Kontrollojme pjekjen gjate 10 minuteshit te fundit me majen e thikes nese na ngjit brume do akoma pjekje nese del e paster eshte gati)
Sapo te dale nga forma e leme te ftohet dhe pergatitim kremin e limonit.
Pergatitja e kremit:
Sitim sheqer pluhrin ne tas, shtojme lengun e limonit dhe dy me tre pika ngjyre pasticerie, e rrahim mire mire me tel kuzhine dhe e hedhim siper kekut si ne foto (E leme te pakten 10 minuta te mpikset kremi siper pasaj e sherbejme)
P.s Nese nuk kini ngjyre pasticerie lereni te bardhe vetem me dy perbersit e shenuar Ju befte mire
No comments:
Post a Comment