Thursday, October 3, 2013

Kek me molle dhe rrush te thate (Receta nga Ervina Saliu)




Perberesit: 
4-molle, 
1-filxh caj vaj,
3-filxh miell qe fryhet vete (lloj mielli per embelsira)
2-filxh sheqer,
1-filxh arra,
1-filxh rrush te thate,
2-veze,
2-lug te vogla pluhur pjekes(baking powder,peciv),
1-luge kanelle dhe sheqer pluhur per ta sperkatur nga larte

Pergatitja:
Ne nje tas presim mollet ne kubike te vegjel,hedhim vajin,kanelen dhe i lejme per nje ore ne figorifer. Rrahim vezet ne mikser dhe me pas i hedhim te mollet. Perziejme miellin me pluhurin pjekes dhe i hedhim te tasi me mollet pak nga pak duke e perzier.Ne fund hedhim arrat dhe rushin e perziejme pak dhe e hedhim ne forme te lyer me yndyre dhe te sperkatur me miell.E pjekim ne furre te parangrohur ne 170 gr perreth 40-50 min. 
E leme te ftohet dhe i hedhim sheqerin pluhur nga lart. Ju befte mire

No comments:

Post a Comment