Monday, October 21, 2013

Kofsha pule me domate dhe erza (Dafina Tushaj)



Përbërësit për 4 persona:
4-5 kofsha pule
3 thelpinje hudhër
1 gotë verë te bardhe
1 degëz rozmarinë
2 lugë vaj ulliri
5-6 kokrra domate nga ato si qershi
kripë dhe piper
1 qepe
6-7 kokrra ullinj te zi pa berthame
1-2 luge salce gjelle
1/2 gote me uje

Përgatitja:
Në një tigan te thelle hedhim 4-5 luge vaj ulliri dhe kaverdisim qepen ,dhe shtojme dhe hudhren qe te marrin nje arome vaji per rreth 5 minuta.

Hedhim kofshet e pules pasi i kemi lare mire ne uje te ftohte dhe te bollshem

Duke e kaverdisur sebashku me qepen dhe hudhren per rreth 10 min, pra ti japim nje skuqie te lehte, për disa minuta.

Pas 10 min e rregullojme me kripe, piper dhe shtojme dhe degzen e rozmarines duke e perzier, shtojme dhe veren, ullinjet, domatet, salcen, ujin dhe e mbulojme me kapak duke e len ne zjarr te ulet per 30 min.

E falenderoj Dafinen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment