Monday, October 21, 2013

GJELLE ME MISH VICI DHE PATELLXHANE



Per 4-5 persona:
400-500 gr mish
1.5 gr patellxhana
2 flixhane kafeje me vaj
2 kokrra qepe mesatare
4 kokrra domate mesatare
1 gjeteh dafine
Kripe, piper, majdanoz, hudhra

Pergatitja:
Presim mishin ne copa-copa. Grijme qepet. I vendosim ne nje tigan dhe i kaurdisim me vajin. Shtojme domatet, vazhdojme kaurdisjen…shtojme pak uje deri sa te mbulohet mishi. Hedhim edhe gjethen e dafines, shtojme edhe kripe e piper sipas deshires…vazdojme kaurdisjen ne zjarr te ngadalte.

Fillojme me pergatitjen e patellxhaneve...
U heqim bishtin dhe i presim ne dysh…(nqs patellxhani eshte i trash, cdo gjysme pritet perseri ne 2-sh) Keto rripa patellxhanesh i presim ne kubike dhe I vendosim ne uje dhe kripe qe tu dale hidherimi dhe te mos nxihen.

I nxjerrim, i shplajme dhe i kullojme.

20-30 min para perfundimit te zierjes se mishit shtojme ne tenxhere patellxhanet me hudhra te prera holle…dhe siper tyre vendosim feta domatesh. Tenxherja mbulohet me kapak dhe lihet te zieje deri sa te jete gati. Seriveret bukur me mishin ne mes te pjates dhe gjellen anash, pak majdanoz dhe piper siper 

Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment