Saturday, October 26, 2013

Kruasane per 5 minuta (Receta e derguar nga Sajmira)






250 gr miell
120 gr margarine
120 kos i trashe
8 gr baking powder
1 veze per te lyer nga siper
Pak kripe Nutella ose marmallate mbas deshires
Pergatititja: Ne nje tas shtojme gjalpin ,kosin, baking powder, kripen, i punojme me dore. Shtojme pak nga pak miellin, deri sa te behet brumi si ne foto.
Me hapsin e peteve hapim peten, e presim ne 8 pjese te barabarta. (Ose sa pjese deshironi, sipas deshires te madhesise te kruasanve)
Vendosim Nutellen ose maramllaten ne njeren ane si tregon dhe foto, i mbeshtjellim i vendosim ne tepsi.
Pjekja ne 180 gr C per 20 minuta.
Mbas nxjerrjes nga furra ju shtojme sheqer pluhur ose therime cokollate. Ju befte mire :)
E falenderoj Sajmiren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment