Monday, October 21, 2013

Kungulleshka te mbushura supe (Receta e derguar nga Sajmira)


Na duhen:
10 kungulleshka.
1/2 mish te grire.
1 filxhan vaj.
1 filxhan caji oriz (karolina).
2 qepe te thata.
1/2 tufe koper i grire.
1/2 tufke majdanos i grire.
Kripe- piper.
2 veze.
2 limone vetem lengun e tyre.


Pergatitja: Lajme kungulleshkat ju presim ansoret,boshojme me majen e thikes brendesine e tyre. Ne nje tas shtojme mishin e grire vajin, qepen, orizin, koper, majdanoz, kripen, piperin, i punojme mire me dore qe te perzijehen. Mbushim kungulleshkat brenda i renditim me radhe ne tenxhereshtojme dhe pak vaj ne tenxhere,uje 2 gota uji. Shtojme dhe pak kripe-piper dhe i mbulojme te zjejne 35 - 40 minuta.
Ne nje pjate rrahim vezet shtojme dhe lengun nga dy limonat i rahim mire shtojme dhe 4-5 luge leng te ngrohte nga tenxherja i rahim . sapo te jete gati e heqim nga zjari sapo te qetsohet gjella shtojme vezete e rahura me limon. Ju befte mire :)
E falenderoj Sajmiren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment