Monday, October 7, 2013

Lazanja (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit per 4-5 persona jane:
500gr mish i grire
salce domate nje shishe
1 pako lasagne te thata te gateshme
1.5 liter qumesht
2 vez
3 qepe
6 luge miell
100 gr gjalpe
3 dege selino
3 karrota
djathe te grire
mocarel
kripe,piper dhe arr moskat

Pergatitja:
Ne nje tigan me vaj skuqni qepen,karroten dhe selino pasi jan skuqur mir, me pas shtoni mishin e grire. Kur ta shikoni qe eshte kavardisur shtoni kripen dhe salcen e domateve, nuk duhet te jete i thate perberja te jet e lendgshme.

Nderkohe pregatisni beshamelen duke ngrohur qumeshtin dhe me pas duke shtuar kremin ( vendosim ne tigan gjalpin dhe shtojme miellin derisa te sverdhet dhe e lem te ftohet) vazhdoni te perzieni dera sa te bie vale dhe pasi e heqim nga zjarri shtojme 2 te verdha veze dhe pak arre moskat.

Tani merni nje tepsi dhe hidhni nje shtrese beshamele e pastaj shtroni lasanjet e thata duke i mbuluar me pergatijen e mishit te grire dhe vazhdoni prape me beshamelen dhe 2 llojet e djathrave dhe beni te njejten gje per 4 shtresa ose pese varet nga tepsia qe perdorni.

Kur te mbaroni piqeni ne furre per 20 minuta me 220°.
Ju befte mire 

E falenderoj Erjonen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment