Tuesday, October 29, 2013

Oriz (Risotto) me kerpudha (Receta e derguar nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
1 gote e gjysem oriz ,
250 gr kerpudha te fresketa ,
200 gr domate ,
1 qepe te njome ,
3 luge vaj ulliri ,
50 gr gjalp ,
1 tufe majdanoz ,
piper te zi ,
1 lt uje te zier me 2 kub supe (brodo)
100 gr djath te grire

Pergatitja:
Grijme ne rathe te holle qepen dhe e skuqim me vajin e ullirit me pas shtojme kerpudhat, i skuqim akoma, shtojm orizin, i skuqim pak, ne fund hedhim domatet e grira, i leme sa te ziejne pak, te shteroje uji i domates, dhe ne nje tenxhere ku kemi hedhur 1 lt uje dhe 2 kub supe e ziejme dhe ja hedhim orizit (risottos) pak e nga pak deri sa te zieje, ne fund hedhim gjalpin, djathin e grire dhe majdanoz te grire, i perzihejm mire dhe eshte gati per tu sherbyer. Ju befte mire

E falenderoj Silvanen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment