Tuesday, October 15, 2013

Pershesh me pule (Receta e derguar nga Silvana)



Per kulacin na duhen: 
600 gr miell gruri,
400 gr miell misri,
1 luge kafe kripe,
uje te vaket sa te jet mjaftueshem per nje brume jo shume te forte,
2 qepe mesatare,
500 gr te brendeshme pule, (melci, zemer, plenc) 
1 kaposh ose pule,
1 filxhan kafeje vaj ulliri.

Pergatitja:
Bejme kulacin dhe e fusim te piqet ne 220 grade per 40 minuta, me pas e leme te ftohet mbuluar me nje mbulese kuzhine, pasi eshte ftohur e coptojme ne copa te vogla, me pas e presim ne copa kaposhin dhe e veme te zieje per 20 mint me uje, kripe dhe 2 luge vaj ulliri, pasi ka zier pak e veme ne tepsi mishin dhe i hedhim vaj kripe dhe 1 gote uje, e fusim te piqet ne furre, nderkohe marim qepet, i grijme imet, i skuqim me vaj ulliri sa te zverdhen, me pas i grijme ne copa te vogla te brendeshmet dhe i skuqim me qepen, pasi jane skuqur i hedhim ne tenxheren ku kemi zier kaposhin, i hedhim uje gati 2 kile, sipas mases qe do beni, i lem te ziejn ne gas te ulet per 1 ore dhe lengut i hedhim nane (nenexhik ) e hedhim siper kulacit duke e perziher dhe me pas e mbulojme tepsine dhe e leme per nje ore te regjet mire dhe me pas siper i veme copat e mishit te skuqur dhe eshte gati per servirje  Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

2 comments:

  1. O silvana ku ke degjuar te behet persheshi me qep???

    ReplyDelete
  2. O silvana ku ke degjuar te behet persheshi me qep???

    ReplyDelete