Nje fanse e faqes (te cilen e falenderoj per kontributin e herepashershem) pasi pa receten e taves se kosit te publikuar disa kohe me pare...vuri re edhe disa nga komentet ku disa fansa ankoheshin se kosi ju pritet...
Nisur nga keto komente me dergoi nje recete popullore, menyren se si e gatuan ajo, te cilen une po e publikoj per ju Nje recete qe sipas saj, suksesin e ka te garantuar dhe mund ta gatuaj kushdo
Atehere:
Hilja qendron qe nuk duhet shume leng mishi por koncetrati i lengut, pra 1-1,5 gote leng por qe te jete esenca e lengut dhe jo shume i holluar.
Do 1 kg kos, 6-7 kokrra veze dhe 4 luge miell.
Mielli perzihet me kosin qe te mos behet topa -topa dhe rrihet deri sa te behet si krem.
I hidhet lengu i ftohte dhe 1 pako gjalp 37 i bere copa copa...ne tave hedhim disa kokrra orizi por jo shume, aq sa te thithi ujin e tepert qe mund te dali.
I rreh vezet mire e mire derisa te behen si shkume dhe pasi ke hedhur gjithe perberjen e kosit me miell ne tave,fillon dhe hedh vezet duke i perzjere me permbajtjen tjeter avash avash por pa e bere nje te tere me te.
Ngroh furren e sobes me temperature te larte e me pas e fut taven.
Ne fillim e pjekim me temperature te larte sa te filloj te fryhet dhe me pas e ulim temperaturen..ne asnje menyre nuk duhet te hapet dera e furres derisa te mbaroj pjekja...kur te kete marre ngjyre te kuqerremte duhet te nxirret tava nga furra se po e le brenda thahet dhe fillon te thartohet kosi...ky lloj gatimi ste le asnjehere ne balte dhe behet shume e shijshme Ju befte mire
No comments:
Post a Comment