Monday, October 7, 2013

Plendes jahni (Receta nga Erjona Balla)


Per 4-5 persona duhen:
1.5 kg plendes
3-4 cope karrota
3-4 qepe
3-4 kokrra domate
3 lug miell
1 rrenj selino
4 luge uthull
1 koke hurdher
3 gjethe dafine
kripe
piper i zi

Pergatitja:
Ne nje tenxhere vem uj dhe kur te marri vale mir uji fusim plendesin e lem 5 minuta pastaj e heqim dhe e pastrojme me majen e thikes.

E shpelajme mir dhe ne tavolinen e punes shtrojme plendesin e lyejme me kripe piper dhe hudhra te shtypura dhe i japim formen e nje roleje dhe e vendosim te ziej per 1 ore.
Pasi ka zier e presim ne kubik te vegjel.

Ne nje tigan grijme qepen,karroten,selinon dhe hudhrat i skuqim mir deri sa te sverdhen mir por jo te digjen.
Pasi jan skuqur shtojme miellin dhe i trazojme mir,pastaj shtojme plendesin e prer, dafine, krip, piper, uthull dhe hudhra.

Shtojme edhe domatet e prera ne kubike dhe ne fund shtojme edhe lengun e mbetur nga zierja e plendesit.
I lem te ziejne per 30 minuta dhe kur ta heqim nga zjarri mund te shtojme perseri hudhra te shtypura.

Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment