Tuesday, October 29, 2013

Pogace e mbushur (Receta nga: Vlora Osmani)



Perberesit:

Per brumin:
1.200 gr miell
25 gr kfasac( maja)
500 mil qumesht
2 veze

Per fill:
500 gr djath te gricmuar ose gjize
2 ve ( te bardhe te vese).
100 ml gjalpe per lyerjen e peteve

Per lyrje siper:

1 i kuq i vese 
2 lug vaj

Gjithashtu per dekorim siper: 

susam dhe origano (sipas deshires)

Gatuajme brumin pastaj ndajme 1/8, nga kjo pjese ndajme 5 kuleq (toptha) dhe i rrisim ne madhesi te pjates mesatare. 4 pete lyejme me gjalpe dhe vendosim siper njera tjetres. Peta e peste nuk lyhet, pastaj pritet si ne foto ne forme lule. Vendoset ne tepsi te lyer me gjalpe dhe me leter per pjekje. Brumin e mbetur e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe nga keto dy pjese formojme dy pete, ku lyhen me gjalpe dhe u hidhet filli siper.

Mbeshtillen vec e vec ne forme rolle, pastaj nga te dy rollet formojme bistekun si ne foto. Nga ky bistek ndajme me thike 5 cope dhe vendosim ne pjesen e pare (ne mes te lules) .

Pjesa e mbetur (bisteku) mbeshtillet (kufizohet) per rreth pjeses se pare (lules). Pastaj lyhet siper dhe i hidhet susam dhe origano. Lereni te qendroj afer 30 min te mbuluar.Pritet me thike si ne foto. Ne fillim piqet ne temp. 180 grade per 35 min. Pastaj ia ngrisim temp ne 220grade.

Pasi te merr ngjyre te kuqrremte e mbulojme siper me folje dhe lereni edhe 15 min. Ne temp. 180 grade.

Ndoshta do ju ndihmojne fotot ne proceduren e pergatitjes.

E falenderoj Vloren! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment