Tuesday, October 29, 2013
Supe me qofte (Receta e derguar nga Sajmira)
Perbersit:
400gr Kima (mish te grire)
2 kokra veze
5 luge oris ( supe )
1 limon
piper te zi , kripe
Majdanos
Pergatitim me pare qoftet e vogla, ne nje ene vendosim kimane ,majdanos ,1 luge oriz ,1 veze , pak buke te qullur me pare me uje dhe te shtrydhur mire nga uji.
I perzjejme te gjitha bashke , i bejem ne forma topi te vogel sic i shihni ne foto.
Ne nje tenxhere shtojme 4 gota uje , kur te mare vale hedhim topat e vegjel qe beme , sapo te marin vale shtojme orizin ,piperin e zi ,kripen, i leme te valojne .
Ne vazhdim gjate zjerjes do filloje te ntrashet lengu , ne nje pjate nga lengu qe zjen ne tenxhere marim 3 luge shtojme vezen ne pjate i perzjejme per pak shtojme dhe limonin.
Kur shohim se supa eshte ntrashur dhe orizi eshte zbutur , ( jo te ntrashet shum te kete 2 gishta leng mbi tenxhere ) e heqim nga zjari shtojme vezen qe trazuam me lart me limon .Supa eshte gati Ju befte mire
E falenderoj Sajmiren Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment