Thursday, October 24, 2013

Qofte me makarona (Receta e derguar nga Sjorada)




Perbersit:
500g makarona 
(per qoftet:300g mish i grire 
1veze 1panine e vogel 1 kokerr qepe e madhe, vaj, kripe, piper)

Per salcen: 
500g salce domate 
60g ullinj
vaj ulliri
3 kokrra qepe
5-6 thelpinje hurdhra
(salca e pergatitur me borzilok)

Pergatitja:
Marim qepen e qofteve, e grijme imet dhe e skuqim pak, me pas marim nje ene hedhim mishin qepen e skuqur paninen (qe e zbusim ne uje) hedhim vezen kripen piperin dhe e trazojme bashke me pas marim nje tave shtrojme leter kuzhine dhe i bejm ne topa te vegjel.

I veme te piqen ne 250g per 15min, me pas ne nje tenxhere hedhim ujin kripen dhe e leme te mare vale dhe me pas hedhim makaronat dhe i leme te ziejne per 15min.

Marim nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe dy thelbi hurdhra, i leme sa te marin ngjyre dhe i heqim me pas hedhim qepen te grire imet, e skuqim, shtojme salcen ullinjet, i trazojme, shtojme qoftet dhe u hedhim dy garuzhde te vogla me uje (nga uji makaronave) dhe pak piper pak krip hurdhrst e shtypur dhe i lem te ziejn per pak pasi i kemi kulluar dhe makaronat ua hedhim salcen siper dhe i trazojm. Ju befte mire 

E falenderoj Sjoraden  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment